“BMW” përplaset me barrierat mbrojtëse dhe del nga rruga, 3 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, ku një automjet tip “BMW” ka humbur kontrollin, është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Në mjet ndodheshin tre persona, të cilët kanë pësuar lëndime, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Share This Article