Procedohet 21-vjeçari, aksidentoi me makinë këmbësoren 65-vjeçare

Jugulajm.net
0 Min Read

Sektori i Policisë Rrugore Gjirokastër, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në lagjen “18 Shtatori”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një 65-vjeçare, këmbësore, banuese në Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur