Arrestohen babe e bir bashkepunetore ne vrasjen e Faik Ajdinit, shpallet ne kerkim autori i vrasjes se tij Berti Kanushi.
Policia e Gjirokastres pas nje pune intensive dhe impenjim maksimal me angazhimin e te gjitha strukturave antikriminale, ka zbuluar dhe vertetuar me prova materiale krimin e ndodhur 48 ore me pare ne fsharin Zhapokike 2, Bashkia Memaliaj.
Berti Kanushi dyshohet se ka kryer vrasjen e 72 vjecarit per nje gardh ne territorin qe kufizonin banesat e tyre.
Konfliktet nisen verbale dhe kulmuan me vrasjen e 72 vjecarit me sepate.
Pas vrasjes, Berti Kanushi ka kerkuar ndihmen e Skender e Bledar Hajdinit (babe e bir) per ta hedhur trupin ne humnere dhe fshehur vrasjen.
Kjo i ka shnderruar ata bashkepunetor ne krim.
Policia e Gjirokastres permes metodave speciale ka arritur te zbuloje te gjithe dinamiken dhe autoresine e krimit.
Nderkohe qe autori i krimit, Berti Kanushi, eshte larguar nga vendi i krimit ne drejtim te paditur, cka eshte shpallur ne kerkim.