Këtë të mërkurë është ekstraduar nga Greqia një nga personat në listën e më të kërkuarve dhe të rrezikshmëve në Shqipëri.

Bëhet fjalë për shtetasin Kujtim Demiri, i cili rezulton i dënuar për trafikim të fëmijëve.

Ai u arrestua në 2023-shin në shtetin fqinj.

Më 1 shkurt të 2010-ës, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Trafikikimi të miturve”, parashikuar nga neni 128/b/2, i Kodit Penal.

Ndërkohë, më 6 janar të 2018-ës, ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Sipas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H. S. dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës.