Prangoset 30-vjeçari sarandjot, vendoste baste të paligjshme

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia e Sarandës ka arrestuar një 30-vjecar pasi vendoste baste sportive të paligjshme në lokalin e tij.

Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e djeshme rreth orës 19.30 në lagjen nr.1, ku është arrestuar F. H.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 telefona celularë, ku dyshohet se ushtronte lojëra fati në mënyrë të paligjshme.

Ndërkohë për rastin është proceduar në gjendje të lirë edhe 43-vjecari A. B, banues në lagjen nr.4, Sarandë.

Share This Article