Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një sulmi mafioz të ndodhur në vendin e quajtur Thrakomaqedones në veri të Athinës.
Sipas burimeve policore, dy personat ndodheshin në një kafe në momentin, që u qëlluan nga një makinë në lëvizje.
Si pasojë e disa të shtënave, një shtetas grek me origjinë shqiptare ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Viktima është identifikuar si, Irakli Davella, pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës
Ndërsa personi tjetër, Edi Lolo, ka marrë plagë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ai ka marrë plagë në kokë dhe bark.
Policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorëve, por ende nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre.