Detaje kanë dalë në dritë nga media greke për atentatin mafioz ndaj dy shqiptarëve në Athinë, ku njëri prej tyre u vra me plumb në kokë.
Sipas dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen, autorët u janë afruar dy shqiptarëve në këmbë dhe më pas i kanë qëlluar me armë zjarri.
“Dëgjuam të shtëna, pamë njerëz me të zeza te lisharëset. Në fillim menduam se po hidhnin fishekzjarrë. Pastaj, pamë një djalë që thërriste ‘i kanë vrarë, i kanë goditur’. Policia erdhi relativisht shpejt, më pas filluan të mblidheshin njerëz, sepse në fillim nuk e kishin kuptuar çfarë kishte ndodhur”, thotë një dëshmitare.
Makina me të cilën autorët kanë lëvizur ka qene sipas grupit hetimor e vjedhur mëngjesin e së dielës, çka i bën ata të dyshojnë se atentati është planifikuar me kohë dhe se autorët mund të jenë pjesë e grupeve rivale.