Një e re me origjinë shqiptare ka arritur të shpëtojë nga dhuna e bashkëshortit nëpërmjet aplikacionit të njohur “Google Translate”.
Pas dhunës nga partneri, ajo nxitoi të shkonte në një kafene për të kërkuar ndihmë.
28-vjeçarja nuk dinte greqisht dhe e kishte shumë të vështirë të shprehte atë që kishte përjetuar dhe të lajmëronte policinë për shkak se nuk dinte greqisht.
Fatmirësisht aplikacioni i ka ardhur në ndihmë dhe ajo ka arritur të tregojë për dhunën.
Të pranishmit në lokal kanë lajmëruar më pas policinë, që e arrestoi burrin 44-vjeçar për dhunë në familje. Në momentin kur ajo shkoi në lokal, bashkëshorti po e kërkonte.
28-vjeçarja ndodhet në Greqi pa dokumente, por si viktimë e dhunës mbrohet me ligj dhe nuk do të nisë procedura e dëbimit.