Policia e Shtetit u bën apel të gjithë drejtuesit të automjeteve dhe motomjeteve për shkak të motit me reshje shiu dhe dëëbore në disa zona malore.
Ata njoftojnë që firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për pastrimin e borës, shpërndarjen e kripës dhe pastrimin nga rënia e inerteve në zonat me intensitet të lartë të rënieve të shit. Ndërkohë ende nuk ka asnjë aks të bllokuar.
Policia apelon drejtuesit e mekinave që të kenë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të policisë rrugore. Ndërsa në rast nevoje për ndihmë të telefonojnë në numrin 112.