Përfaqëson Shqipërinë, Valiev fiton medalje argjendi në Botërorin e Mundjes

Jugulajm.net
1 Min Read

Chermen Valiev ka arritur një sukses të madh në Botërorin e Mundjes që po zhvillohet në Kroaci, duke fituar medaljen e argjendtë.

Ai u mund vetëm në finale nga japonezi Takashi, me rezultatin 8-2, duke treguar një nivel të lartë.

Përpara finales, Valiev ka kaluar disa kundërshtarë të fortë, duke nisur me një fitore 12-2 ndaj mongolit Erdenebat Tsendbaatar.

Më pas, ai mposhti belgun Ibragim Veliev dhe amerikanin Devid Aron, për të arritur në gjysmëfinale.

Në këtë fazë, Valiev mundi kampionin rus Sidakov me shifrat 6-4, për të siguruar një vend në finale.

Ky sukses i tij është një arritje historike për Shqipërinë, pas medaljes olimpike që ai siguroi më parë në Paris.

Share This Article