Një djalë i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.
20-vjeçari S. K., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin në zonën e Sukthit, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.