Vrau me thikë bashkëmoshatarin, përlotet në gjyq 14-vjeçari: Nuk doja ta vrisja…

Jugulajm.net
4 Min Read

Një ngjarje e rëndë e ndodhur më 14 Gusht në fshatin Pirg të Maliqit, ka tronditur mbarë opinionin publik. Pas një grindje për arsye banale, 14-vjeçari Erald Xhejo ka gjetur vdekjen pas goditjes me thikë në zemër të shkaktuar nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri.

Ditën e sotme Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin Enedio Guri 14 vjeç, babain e tij, Edison Guri, xhaxhain Roland Guri dhe mikun e babait, 34-vjeçari Flori Çela. Këta të fundit kanë kryer veprime që kanë penguar në zbulimin e së vërtetës, duke fshehur thikën me të cilën u krye vrasja, largimin nga vendi i ngjarjes së autorit dhe fshehjen e 14-vjeçarit me qëllim shmangien e policisë.

Për mediat pas përfundimit të seancës së sotme ka folur avokati i autorit, Ledian Spaho, i cili ka deklaruar se klienti i tij është në gjendje të rënduar psikologjike dhe se ka shfaqur pendesë në sallën e gjyqit.

Burime për media kanë bërë me dije se autori 14-vjeçar ka qenë i përlotur në seancë teksa është shprehur para trupës gjykuese se: “Nuk kam dashur të bëj vrasje. Ishte grindje e momentit. Jam shumë i penduar. Ngushëllime familjes”.

Avokati Ledian Spaho: Shpreh ngushëllimet për humbjen e familjarëve. Gjykata vendosi që autori të caktojë masën arrest në burg. Kjo pasojë e krijuar nga konflikt i çastit, edhe pse fëmijë, gjykata vlerësoi të vlefshëm arrestit, edhe për babain Edison Guri, po ashtu edhe për xhaxhain.

Të miturit e tjerë, gjykata vendosi jo të ligjshëm arrestimin, por vendosi mbikqyrjen nga prindërit dhe paraqitjen para gjykatës. Autori shprehu pendesë. Tha nuk doja të kishte këtë pasojë, se dija që veprimet e mia do krijonin këtë pasojë, shpreh ngushëllimet për familjen. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe babai i të miturit duke thënë se na vjen keq për pasojën.

Grindja mes dy adoleshentëve u raportua të ketë nisur për arsye banale të llojit “përse më shikon”. Një ditë përpara ngjarjes së rëndë, autori Enedio Guri, banues në fshatin Leminot, ka shkuar përpara lokalit të xhaxhait të viktimës me një automjet duke xhiruar dhe gomat e më pas është larguar.

Ditën e ngjarjes Erald Xhejo i shoqëruar nga një shok i tij, kishte shkruar për tu qethur në berberhane, e ndodhur në afërsi të lokalit ku dhe u regjistrua tragjedia. Në këto momente pranë tyre ka kaluar Enedio Guri me makinë. Ky i fundit ka fishkëllyer për Xhejon me qëllim për të ndaluar dhe për tu sqaruar.

Në momentin që autori ka ndaluar dhe ka zbritur nga automjeti, ka nisur një sherr verbal e më pas konfrontim fizik me 14-vjeçarin e më pas ka nxjerrë dhe thikën. Në këto kushte 14-vjeçari ka marrë një karrige nga lokali dhe e ka vendosur përpara vetes për tu mbrojtur. Duke bërë hapa pas për t’iu larguar Enedio Gurit, i cili në dorë mbante një thikë, ai është penguar dhe në atë moment autori e ka goditur me thikë në zemër.

Share This Article