Protestojnë banorët në “Porto Romano”: Kërkojmë largimin e mbetjeve të rrezikshme…

Jugulajm.net
1 Min Read

Banorët e zonës e Porto Romanos ku janë vendosur kontejnerët me mbetje të dyshuara të rrezikshme, kanë dalë në protestë këtë të dielë.

Ata shprehin kundërshtimin e tyre  ndaj magazinimit të mbetjeve pranë zonave të banuara, duke theksuar rreziqet serioze për shëndetin dhe mjedisin.

Protestuesit kërkojnë largimin e menjëhershëm të mbetjeve dhe zhvendosjen e tyre në zona të përshtatshme, larg vendbanimeve.

“Kërkojmë të hiqen. Pse i kanë sjellë? Sa të rrezikshme janë? 200 metra larg kemi shtëpitë”, – u shpreh një banor.

“Është e miratuar nga këshilli i qarkut që është vendbanim, këtu janë mbetjet toksike, helmet, çfarë është kjo punë”, tha njw banor tjetër..

“Jemi familjarë, kemi fëmijë, pleq, blegtori”, u shpreh një tjetër.

Ata apelojnë për ndërhyrje urgjente nga autoritetet përgjegjëse, duke paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve nëse shqetësimet e tyre nuk merren parasysh.

Gjatë ditëve në vijim pritet të merren mostra nga disa konteinerë për analiza të mëtejshme për të përcaktuar llojin e këtyre mbetjeve.

Forca të shtuara policie kanë qenë të pranishme në zonë për të mundësuar rendin dhe sigurinë fizike të vendit ku janë depozituar 102 kontejnerët me mbetje.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur