Sipas një analize nga Sportico–The Business of Sports, e përditshmja e specializuar në industrinë e sportit, ‘ylli’ portugez vazhdon të jetë sportisti më i paguar në botë.
Sulmuesi i Al Nassr qëndron në krye të renditjes për të dytin vit radhazi, pasi ka grumbulluar 251,7 milionë euro gjatë vitit të kaluar.
Nga këto, 208 milionë erdhën nga kontrata e tij marramendëse me klubin saudit, ndërsa 43,7 milionë nga sponsorizimet.
Pas Ronaldos, me një diferencë të madhe, renditen Stephen Curry, ‘ylli’ amerikan i Golden State Warriors, i cili fitoi 147,8 milionë euro, dhe boksieri anglez Tyson Fury, me 141,3 milionë euro.
Top 10 janë:
Sportisti | Disiplina sportive | Totali (në miliona euro) |
Cristiano Ronaldo | Futboll/Al Hilal | 251,7 |
Stephen Curry | Baskeboll/Warriors | 147,8 |
Tyson Fury | Boks | 141,3 |
Lionel Messi | Futboll/Inter Miami | 129,7 |
LeBron James | Baskeboll/Lakers | 128 |
Neymar | Futboll/Al Hilal | 127,8 |
Oleksandr Usyk | Boks | 117 |
Benzema | Futboll/Al Ittihad | 111,5 |
Mbappé | Futboll/Real Madrid | 105 |
Jon Rahm | Golf |