EMRI/ Ja kush është prifti që ra nga çatia, ishte duke…

Jugulajm.net
1 Min Read
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja shumë e rëndë e ndodhur këtë të hënë, ku një prift ra nga çatia e kishës.

Ngjarja ka ndodhur ne Korçë dhe burime nga terreni konfirmojnë se bëhet fjalë për priftin, Kristaq Viso, i cili ka mbetur i plagosur rëndë nga rënia aksidentale.

Sipas informacioneve paraprake, prifti ndodhej mbi çati  duke hequr tjegulla dhe llamarina të dëmtuara, kur papritur platforma mbi të cilën qëndronte është shembur për shkak të amortizimit të strukturës.

Ai ka rënë brenda hapësirave të kishës, duke pësuar trauma të rënda.

Për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore, prifti u dërgua me helikopter në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Ai vijon në luftë për jetën, ndërsa mjekët po përpiqen të stabilizojnë gjendjen e tij shëndetësore.

Share This Article