Prangoset gjirokastriti 20-vjeçar, akuzohet për “Përkrahje të autorit të krimit”

Jugulajm.net
1 Min Read

Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Gjirokastër, arrestoi shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 08.11.2024, ka njoftuar shtetasin L. Dh. (i arrestuar më datë 08.11.2024), se punonjësit e Policisë kishin shkuar për kontroll në banesën e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article