Policia e Sarandës ka arrestuar 3 punonjës të Kadastrës në Sarandë.
Burime bëjnë me dije se dy prej tyre janë arrestuar pikërisht në zyrën ku ishin duke punuar, ndërsa policia është duke kryer kontrolle në shtëpitë e të arrestuarve.
Mësohet se në pranga ka rënë Andri Dhima, ish-drejtori i Kadastrës Sarandë.
Burime bëjnë me dije se Dhima ka qenë në hetim që prej korrikut 2021.
Dy zyrtarët e tjerë që janë arrestuar janë Vasil Lango dhe Saimir Braho.
Mësohet se operacioni është në vijim dhe aktualisht po kryhen kontrolle banesash.
Pak javë më parë, policia e Sarandës, sërish me urdhër të Prokurorisë së Vlorë, arrestoi shefen e IMT-së, Romina Pulaj me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi sipas prokurorëve kishte lejuar ndërtimin e një pallati pa leje në qytet.