Macron uron Ramën për fitoren më 11-maj: Ky rezultat do mundësojë të ndjekim agjendën për anëtarësimin në BE

Jugulajm.net
1 Min Read

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka uruar sot kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për fitoren dhe rezultatin e thellë në zgjedhjet e 11-majit.

Ai u shpreh se ishte pikërisht ky rezultat që do të ndihmojë në ndjekjen e axhendës ambicioze të vendit për anëtarësimin në BE.

“Ju uroj për rizgjedhjen dhe mbështetjen që morët sepse është ky rezultat që do të na mundësojë të ndjekim axhendën shumë ambicione për integrimin tuaj në BE”, tha ai.

Nga ana tjeter, kryeministri Edi Rama tha: “Ndjesi e jashtëzakonshme qe presidenti francez në një kohë kaq të shkurtër viziton Tiranën sërish. Na jep shumë krenari për këtë shtysë të fortë që marrëdhënia e Francës me Shqipërinë ka hyrë në një fazë të re dhe të panjohur më parë.

Është një privilegj i veçantë që Shqipëria mikpriti komunitetin politik europian dhe që së bashku me presidentin dhe një grup vendesh e kemi shtyrë këtë projekt në pikën ku tanimë ka konsensus të plotë nga të gjithë dhe po krijohet një substancë në marrëdhëniet mes vendeve europiane.

Sot e ndjejmë afër Francën edhe në procesin e integrimit, rajoni ka fituar një mbështetës besnik e të qendruaeshëm në të gjitha proceset transformuese.”

Share This Article