Sektori i Policisë Rrugore Gjitokastër, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. N., 49 vjeç, banues në Lazarat, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Kordhoc-Lazarat”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. S., 49 vjeç, banues në Lazarat.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.