I akuzuar nga SPAK për dosjen e grupeve kriminale që paguanin për eliminimin e rivalëve, i cilësuar si kreu i “Bandës së Niklës”, Durim Bami fshihej në Emiratet e Bashkuara Arabe prej kohësh.
Ai ishte kapur më parë dhe lënë nën proces, teksa pak ditë më parë u riarrestua me qëllim ekstradimin. Interpol Tirana ka nisur procedurat. Ndalimi i tij është bërë prej datës 21 tetor në Dubai, teksa u njoftuan edhe autoritetet shqiptare, por deri më sot nuk ishte bërë konfirmim zyrtar.
Bami akuzohet se kishte paguar për eliminimin e ish-deputetit Arben Ndoka, teksa edhe ky i fundit ofronte 1 mln euro për eliminimin e të parit për motive hakmarrjeje.
Në dosjen “Revanshi” SPAK ka të skeduara, edhe fal zbardhjes së bisedave të përgjuara nga SKY ECC, disa grupe të rrezikshme kriminale në vend, që vepronin edhe jashtë Shqipërisë. Por për këtë arrestim, Durim Bami, mundi të lirohet nga gjykata e Dubait pavarësisht se ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme premtuan sjelljen e tij para drejtësisë.