Një 43-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të mërkurë në lagjen ‘’Sheq i Vogël’’ në Fier.

Sipas informacioneve nga policia, trupi i pajetë i 43-vjeçarit është gjetur nga familjarërt.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 08:45, në lagjen “Sheq i Vogël”, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë, shtetasi G. P.,  43 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.