Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Mësohet se pak më parë dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga raportimet e para mësohet se se ka ky aksident është plagosur një vajzë 2-vjeçare.
Bëhet me dije se vogëlushja është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.