Të moshuarit janë ngritur sot në protestë për rritjen qesharake të pensioneve.

Protesta ka nisur në orën 10:00 para Kryeministrisë.

Ata protestojnë për indeksimin e pensioneve që çoi në një rritje prej 7 mijë lekësh.

“Të ballafaqohet me mua (Rama) dhe jo të largohet kur nuk i pëlqen. Mbi 50% e pensionistëve nuk kanë vite pune se u shkatërruan fabrika e uzina dhe ngelën pa punë. Vjen nipi me mbesën, gjyshi nuk u jep dot një akullore. Këtu është bërë ku thërret qameti. Nuk ka as arsim, shëndetësi, as mjedis, të biesh në tokë s’ke një stol, jo këtu në qendër se këtu i ka zbukuruar ai, se vijnë turistët të vijë në Yzberisht e Astir, apo Bregu i lumit. Të ishte për mua të gjithë do të iknin. Këtu nuk është vend i jetueshëm”, është shprehur një nga pensionistët.