Gjykata e Romës ka rrëzuar marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët.
Mediat në vendin fqinj shkruajnë se është vendosur që 12 emigrantët e mbetur në Shqipëri, të ardhur nga grupi i parë i përbër prej 16 personash, duhet të kthehen në Itali.
Sipas “La Repubblica”, 12 emigrantët duhet të kthehen sa më parë në Itali, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga Komisionet territoriale. Kjo media shton se ky vendim i Gjykatës së Romës bazohet në një vendim të Gjykatës së Drejtësisë Evropiane më 4 tetor për azil kërkuesit e vendeve të pasigurta.
Sipas vendimit të Gjykatës së Romës, Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali.