Sot, Vangjel Tavo, fitues i zgjedhjeve të 4 Gushtit me rreth 1500 vota diferencë ndaj Petro Gjikurisë, betohet si kryebashkiak i Himarës.
Tavo do të marrë detyrën për tre vitet e ardhshme, pas ndërrimit të mandatit nga Fredi Beleri.
Kryebashkiaku i Himarës do të ushtrojë mandatin e tij për 3 vite, deri në 2027 kur mbahen zgjedhjet e radhës lokale
Ai shprehu vlerësimin për votën e zgjedhësve dhe ftoi rivalin e tij të pranojë detyrën e nënkryetarit.