Dy persona janë plagosur nga një aksident që ka ndodhur në Lezhë.

Raportohet se mjeti Volksvagon vinte në drejtim të Lezhës dhe është përplasur ballë për ballë me një Mercedez, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Ndërsa, në aksident u përfshi edhe një furgon me turistë polakë, por nuk raportohet për probleme për pasagjerët që ishin në të.

Dyshohet se shkak është bërë devijimi që ka tentuar të bëjë mjeti Mercedez, për të shmangur një kanal uji, që ka prekur edhe shtratin e rrugës.