Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, ia ka bërë edhe njëherë të qartë Edi Ramës, se nuk mund të shënjestrojë atë për ta kthyer në “kokë turku”.

Për revistën prestigjioze gjermane “Der Spiegel”, Ahmetaj i është referuar shpreh Ramës si Kim Jong Un, dikatori i Koresë së Veriut.

Aktualisht në Lugano të Zvicrës ku shpreson për azil politik, për revistën gjermane Ahmetaj u shpreh se Rama ka përfituar nga reforma në drejtësi e financuar nga ndëkrombëtarët.

“Nuk jam i përgatitur të luaj si kokë turku. Ai përfitoi nga reforma në drejtësi e financuar nga SHBA dhe BE. Tani ai po përdor sistemin e drejtësisë kundër kundërshtarëve të tij politikë dhe kundër kujtdo që e kundërshton përpjekjen e tij për pushtet”, ka thënë ai.

Ish-zëvendëskryeministri dyshon se sistemi Rama po tolerohet në heshtje në Perëndim: “Nuk e kam idenë pse europianët nuk duan të shohin se çfarë po ndodh në Shqipëri. Ata kanë shërbime sekrete të shkëlqyera që dinë gjithçka në detaje, veçanërisht për pastrimin e parave dhe krimin e organizuar”.

Ahmetaj konfirmon gjetjet e hetuesve se Shqipëria u shndërrua në një narko-shtet të ushqyer nga trafiku i drogës gjatë mandatit të Ramës.

“Vërshimi i kanabisit në vend nga viti 2014 deri në 2017 ishte axhenda e fshehur ekonomike e kryeministrit. Rritja e krimit të organizuar që nxiti kanë ndryshuar masivisht ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Rama beson se mund të kontrollojë ende mjedisin kriminal, por prej kohësh është ai që po kontrollohet”, shprehet Ahmetaj.