Një 33-vjeçare që punonte si sanitare në shtëpinë e një 59-vjeçari në Durrës është arrestuar pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me dy vëllezër për të kryer një grabitje.

Ajo u akuzua për sigurimin e çelësit dhe informacionit mbi lëvizjet e familjarëve, duke lejuar kështu vjedhjen e parave dhe bizhuterive nga shtëpia.

Njëri nga vëllezërit është kapur, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Policia ka sekuestruar një varëse, një unazë floriri dhe një shumë parash, ndërsa operacioni për kapjen e dyshuarit të tretë vazhdon.