Është shpallur në kërkim 27-vjeçari me iniciale E.K., banues në Belsh, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka fyer një 31-vjeçare.
Në lidhje me rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materiale në Prokurori.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.