Aktorja e njohur turke, Ebru Özkan ka një lidhje shumë të veçantë me shqiptarët.
Jo vetëm për raportin nga ekrani, por aktorja është e dashuruar dhe e martuar me një shqiptar.
Bashkëshorti i saj është Ertan Shabani, shqiptari me origjinë nga Shkupi i cili është gjithashtu aktor i njohur në Turqi.
Çifti i famshëm i kinematografisë turke janë prindër të një vajze.
Aktori Ertan Shabani u shpërngul në Turqi në fillim të viteve 2000 dhe filloi aktrimin.
Ai mori pjesë në dhjetra seriale dhe prodhime të kinematografisë turke dhe tani renditet në një ndër aktorët më në zë.
Ertan Shabani është i martuar me Ebru Özkan, që nga viti 2016.
Ebru Özkan ka luajtur rolin e Leyla Türk në serialin “I paepuri” dhe Dilarës në “Fate të kryqëzuara”.