Procedohet 50-vjeçari, braktisi të afërmin e mitur në Greqi

Jugulajm.net
0 Min Read

Seksioni për Hetimin e Krimit në DVKM Gjirokastër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Ç. B., 50 vjeç, banues në Belsh, pasi ka braktisur të afërmin e tij një 16-vjeçar në Greqi, i cili është kthyer ditën e djeshme nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijes.

50-vjeçari në bazë të deklaratës noteriale, kishte përgjegjësi për shoqërimin dhe mos braktisjen e 16-vjeçarit.

Share This Article