Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar me iniciale Q.D administrator në një firmë ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” pasi ditën e djeshme, në kantierin e ndërtimit të kësaj firme, është rrëzuar nga skela ku ishte duke punuar 33-vjeçari me iniciale I. Sh., 33 vjeç.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Q. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, administrator në një firmë ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.
Ditën e djeshme, në kantierin e ndërtimit të kësaj firme, është rrëzuar nga skela ku ishte duke punuar shtetasi I. Sh., 33 vjeç, banues në Librazhd, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.