Një 32-vjeçar shqiptar i burgosur në Francë ka sulmuar dhunshëm fundjavën e kaluar 3 nga oficerë dhe më pas kërcënoi shefin e sektorit dhe të tjerët me vdekje.
Mediat e huaja raportojnë se një prej efektivëve u ça me copë xhami në fytyrë, duke marrë një plagë serioze.
Ndërkohë teksa pritej dalja për masë sigurie në Gjykatën e Bordosë ditën e djeshme, seanca duket se ka dështuar dhe i dyshuari, emri i të cilit nuk u publikua, ka mbetur në qelitë e Burgut të Gradignan.
Shkak është bërë një kërkesë për ekspertizë psikiatrike për 32-vjeçarin me origjinë shqiptare, e kërkuar nga vetë Sindikata e Burgjeve pas ngjarjes së paprecedentë.