Qeveria ka miratuar sot bonusin e pranverës për pensionistët dhe shpërndarja do të nisë në muajin shkurt.

Të moshuarit që marrin pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin 10 mijë lekë shtesë në pranverë.

Kush merr më shumë se 20 mijë lekë pension, do të përfitojë edhe 5 mijë lekë si bonus.

Ministri Gonxhe: Miratuam bonusin e pranverës për pensionistët e Shqipërisë. Ky bonus do shpërndahet 10 mijë lekë për ata që marrin pension më të ulët se 20 mijë lekë në muaj dhe 5 mijë lekë do marrin pensionistë që marrin mbi 20 mijë lek pension në muaj.