Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e së mërkurës pranë një kishe në Hania, Kretë.
Aksidenti ka ndodhur jashtë kishës në komunitetin Livada në Sougia, kur një burrë me origjinë shqiptare ka përplasur për vdekje punëdhënësin e tij 65-vjeçar, teksa po kthehej mbrapa për të dalë nga parkimi.
Një person tjetër ka mbetur i plagosur lehtë.
Sipas ERT, makina ishte në pronësi të 65-vjeçarit, ndërsa drejtuesi i mjetit ishte punonjësi i tij.