Arrestohet 35 vjeçari, vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit publik

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar të dyshuar për disa raste vjedhjesh të kabujve elektrikë të ndriçimit publik në zona të ndryshme në Durrës.

A. V., banues në Durrës, u kap si rezultat i operacionit policor të koduar “Light”.

Vjedhjet e kryera nga ai kishin lënë pa ndriçim disa segmente rrugore, duke krijuar problematika në sigurinë publike. Operacioni u realizua falë hetimeve të thelluara dhe bashkëpunimit me qytetarët.

Policia dyshon se 35-vjeçari është autor i disa vjedhjeve të tjera të ngjashme në qytet. Ndërkohë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe identifikimin e rasteve të tjera.

Share This Article