LAJM I FUNDIT/ Aksident, përplasen 3 makina, ka disa të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj së marte në qytetin e Elbasanit, në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me përroin e Zaranikës, në lagjen Haxhias.

Sipas burimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa disa persona kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve apo gjendja e tyre shëndetësore, por ekipet e emergjencës dhe policisë ndodhen në vendngjarje dhe po japin ndihmën e parë.

Share This Article