Policia ka ndaluar një 16-vjeçar, i cili në Bulqizë ka përplasur një të moshuar me motor.

Pas ngjarjes, i mituri është larguar, ndërsa mësohet se 82-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në orën 23.40, datë 28.08.2024, kanë marrë informacion se në fshatin Ostren, kishte humbur jetën shtetasja S.M., 82 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se 82-vjeçarja, ishte aksidentuar nga një motomjet.

Si rezultat i veprimeve të shpejta Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme një 16-vjeçar, që duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen S.M.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale motomjetin që dyshohet se drejtonte 16-vjeçari”.