Është zbardhur dëshmia e Erdgys Arrazin, i cili akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij, Alma Arrizi (Bushati) dhe tre fëmijëve të tyre të mitur.
“Në këto momente nuk mund të flas sepse nuk jam në gjendje emocionale. Jam dakord me deklarimet e avokatit dhe mund të flas në një moment më të vonë.” – mësohet se kanë qenë fjalët e tij para togave të zeza.
Ndërkohë avokati mbrojtës, Blerim Bazhdari kërkoi në seancën për masën e sigurisë lirimin e shtetasit Erdgys Arrazi pasi nuk ka asnjë provë që vërteton dhunën në familje që pretendon policia dhe prokuroria apo edhe motra e viktimës.
Sipas tij, Erdgys Arrazi është një prind që është kujdesur për familjen e tij dhe se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten, e cila kreu aktin e rëndë të vetëvrasjes dhe mbytjes së 3 fëmijëve.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit të Bunës mbrëmjen e 2 majit bashkë me tre fëmijët e saj.
Në kamerat e sigurisë, 39-vjeçarja është parë se para vetëflijimit, ka pirë kafe me kunatën, me të cilët është ndarë qetësisht.