VIDEO/ Biznesmeni Samir Mane paraqitet në SPAK, ja arsyeja…

Jugulajm.net
1 Min Read

Biznesmeni i njohur, Samir Mane, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen “Balluku” dhe më konkretisht me vilën luksoze në kompleksin “Green Coast” në Palasë.

Mane ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 18:00.

Burime bëjnë me dije se prania e Manes lidhet me verifikimet që SPAK po kryen për vilën nr. 188/1 në Palasë, pronë e sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme dhe për të cilën hetuesit dyshojnë se zotërohej faktikisht nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Share This Article