Një aksident i rëndë u regjistrua mëngjesin e kësaj të premteje në Lushnjë.
Policia njoftoi se shkaktar i aksidentit ishte një 17-vjeçar, që po drejtonte një motomjet në fshatin Bubullimë.
Ai përplasi një 6-vjeçare. E mitura ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa drejtuesi i motomjetit u shoqërua në komisariat.