Gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt, kishte 29 ditë i shpalluar i zhdukur

Jugulajm.net
1 Min Read

Pas 29 ditësh nga zhdukja, është gjetur trupi i Jurgen Karaj, 30 vjeç, nga fshati Fullqet i Klosit. Trupi u lokalizua rreth 30 kilometra larg vendit të aksidentit.

Makina në të cilën ndodhej Karaj me shokun e tij Andi Losha, u aksidentua dhe përfundoi në përroin e fshatit Darsë të Klosit. Dyshohet se ai është rrëmbyer nga rrjedha e ujit më 10 janar.

Që nga dita e aksidentit, kërkimet në lumë janë zhvilluar pa ndërprerje. Në terren kanë qenë dhjetëra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, familjarë dhe struktura të tjera.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe ekipe nga Kosova me mjete dhe pajisje speciale.

Share This Article