Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë. Sipas burimeve mediatike, bëhet me dije se një automjet me targa greke ka rrëshkitur dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Shkak i aksidentit sipas drejtuesit të mjetit dyshohet të ketë qenë prania e vajit në rrugë, e cila ka çuar në rëshkitjen e makinës, e cila është rrotulluar disa herë në rrugë duke përfunduar në anë të saj.

Në automjet kanë qene duke udhëtuar 4 anëtare të një familje, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar vetëm me disa dëmtime të lehta. Policia pritet të niset drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

Shpesh herë drejtuesit e automjeteve kanë denoncuar aktet kriminale që kryejnë disa prej pronarëve të karrotrecëve me qëllim që të shkaktojnë aksidente për të “rritur punën” e tyre.