Është punlikuar fotoja e 40-vjeçarit, Klement Islami, i cili i mori jetën të atit pasi i vrau me sëpatë të ëmën.
Krimi i dyfishtë në familje ndodhi rreth orës 07:00 në fshatin Shalës të Konispolit dhe ngjarja dyshohet për motive të dobta.
Krimi në familje ka tronditur mëngjesin e sotëm Konispolin. 69-vjeçari Hysen Islamaj gjatë një konflikti ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj.
Pas kësaj i moshuari, është konfliktuar edhe me djalin e tij, Klementin Islamaj.
Ky i fundit e ka shtyrë të atin nga shkallët e banesës dhe si pasojë 69-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ka shoqëruar në komisariat 40-vjeçarin, ndërsa po punon gjithashtu për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.