Humb jetën 37-vjeçari, iu përmbys kamioni që po shkarkonte

Jugulajm.net
0 Min Read

Një 37-vjeçar ka humbur jetën në minierën e Kalimashit ditën e sotme.

I riu me iniciale S.L., ka qenë duke manovruar për shkarkimin e trajlerit me mineral kromi kur ka humbur kontrollin.

Për pasojë, kamioni që drejtonte është përmbysur dhe i riu ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të hetuar dhe përcaktuar shkaqet e ngjarjes.

Share This Article