LAJM I FUNDIT/ Sherr mes 2 personave, plagoset me thikë njëri prej tyre

Jugulajm.net
1 Min Read

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja në fjalë ka ndodhur mengjesin e sotëm në fshatin Proptisht të Mokrës në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit është përdorur një thikë, ndërsa i plagosuri ka marrë një dëmtim në shpatull.

Pas ngjarjes, policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe për të marrë dëshmitë e personave të përfshirë.

Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive banale.

Ndërkohë, priten detaje të tjera nga autoritetet për dinamikën e ngjarjes dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurit.

Share This Article