Pas një hetimi mbi një vjeçar, mëngjesin e sotëm ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është vënë në pranga nga agjentët e BKH.

Bëhet me dije se janë arrestuar po me urdhër të SPAK edhe dy bashkëpunëtorë të afërt të Beqajt.

Bëhet fjalë për Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla.

Të dy akuzohen se kanë abuzuar me fondet e BE për SASPAK, në kohën kur në krye të këtij institucioni ishte Ilir Beqaj.

Beqaj, pasi ka dhënë gjeneralitetet në drejtorinë e Tiranës, është transferuar në ambientet e paraburgimit pranë komisariatit numër 3, bashkë me personat e tjerë.

Ndërkohë ende një shifër të faturave fiktive nga të paktën 4 subjekte.