Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin E. C., 25 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se mbrëmjen e datës 02.07.2024, në aksin rrugor “Krahës-Tepelenë”, automjeti tip “BMW” që drejtonte është përplasur me automjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin A. Sh.
Shtetasi E. C. është dëmtuar nga aksidenti, por nuk është paraqitur në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, dhe është larguar pa u kyer veprimet procedurale nga Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.