Një aksident ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj.

Mësohet se një mjet tip “Ford” që drejtohej nga një vajzë 34-vjeçare ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë jashtë rrugë, duke u përmbysur në kanalin anësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe autoambulanca që kanë shoqëruar për në Spitalin e Fierit.

Sipas informacioneve, vajza udhëtonte e vetme dhe shkak dyshohet përgjumja ose përdorimi i telefonit.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja M. B., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.