Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Libohovës, ja sa vite…

Jugulajm.net
1 Min Read

Ish kryetarja e Bashkisë Libohovë, Luiza Mandi, u dënua ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Ajo aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë.

Mandi u dënua me 1 vit burg por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar do të kryej vetëm 8 muaj burg.

Ajo akuzohej nga SPAK për “shpërdorim detyre”, lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar.

Qytetari denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.

Pas këtij kallëzimi SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të qytetarit në fjalë.

Share This Article